Hazizaj: Masa ndaj Berishës ishte jo kushtetuese, lirimi vendos GJKKO-në dhe SPAK-un me këmbë në tokë (VIDEO)

Hazizaj: Masa ndaj Berishës ishte jo kushtetuese, lirimi vendos GJKKO-në dhe SPAK-un me këmbë në tokë (VIDEO)

Konstitucionalisti dhe avokati Sokol Hazizaj përmes një lidhjeje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se masa e sigurimit ndaj Sali Berishës ishte proporcionale dhe jo kushtetuese.

Hazizaj thekson se heqja e masës i shërben GJKKO-së dhe SPAK-ut që të mos nxitohet në masa të karakterit represiv dhe të vendosin këmbët në tokë.  

Kahershëm jemi shprehur që masa e sigurimit e vendosur ndaj z.Berisha ishte një masë e cila ka qenë sa jo proporcionale, edhe tërësisht jo kushtetuese. Në themel të çështjes për të cilën është marrë si i pandehur, edhe ajo fabul ha shumë diskutime, sepse të gjitha aktet janë të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit. Kjo masë s’ka pasur as këmbë kushtetuese as proceduriale. Vendosja e një mase sigurimi kur subjekti është deputet, autorizimi i Kuvendit do ishte i domosdoshëm. Kjo masë s’duhej vendosur. Por ndonjëherë në drejtësi funksionojnë disa etyde: ‘më mirë vonë se sa kurrë’, edhe GJKKO kuptoi që masa duhej revokuar. Pse ishte e domosdoshme të merrej një masë sigurimi për një subjekt, nuk janë gjetur rrethana që të pretendohet se ai individualisht të ketë intimiduar Këshillin e Ministrave apo Kuvendit. Pse ishte e domosdoshme të merrej një masë sigurimi për një subjekt që zgjidhet deputet. Ka vërtetuar që ka qenë në ushtrim të përgjegjësive ligjore. Heqja e masës sot në kuptimin juridik i shërben edhe vet GJKKO-së dhe SPAK, për të mos u nxituar për të mos marrë masa të karakterit represiv. U shërben institucioneve të reja të drejtësisë për të vendosur këmbët në tokë”.

I pyetur nëse do të jetë tanimë Berisha në “detyrim paraqitje”, Hazizaj tha:

“Revokimi i masës së arrestit në shtëpi nuk shoqërohet me vendosjen e një mase tjetër. Me rënien e kësaj mase gjykata ka qenë shumë e mençur për të mos vendosur masë tjetër. Vepra e Berishës ka të bëjë me vepra penale të karakterit pronësor dhe financiar, janë sa administrative civile dhe në fund janë penale. Kur prevalon një masë e karakterit penal duhet të kesh kaluar dy masat e mëparshme”. 

Sipas tij sot Gjykatës Kushtetuese i ka humbur kazusi, sepse çështja mbetet pa objekt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy