Halilaj: Shkollat duhet të jenë me drekë, nevojitet socializim për fëmijët. Psikologët të varen direkt nga ministria (VIDEO)

Halilaj: Shkollat duhet të jenë me drekë, nevojitet socializim për fëmijët. Psikologët të varen direkt nga ministria (VIDEO)

Zëvendëspresidenti i shoqatës së Arsimit Isa Halilaj, ngre shqetësim për raportin e Kontrollit të Lartë i Shtetit se oficerët e sigurisë nëpër shkolla nuk i raportojnë konfliktet, duke u vetëcensuruar, pasi u bëhet presion nga eprorët për të mos prishur imazhin e shkollave. 

 

Nga studio e “MCN Live” ai kërkoi që shkollat të jenë me drekë dhe të ketë kohëzgjatje më të madhe të qëndrimit në shkollë, në mënyrë që fëmijët të socializohen me njeri tjetrin.

 

Sipas tij, shkolla nuk është një ambient ku fëmijët përveçse marrin njohuri socializohen me njeri tjetrin.

 

Halilaj ngriti edhe problemin e psikologëve në shkollave, duke kërkuar që sistemi psikologjik në shkolla të ketë ndërtim tjetër, të jetë i pavarur nga drejtorët e shkollave, por të varet nga ministria dhe të ndërhyhet në rastet specifike.

 

Një oficer sigurie nuk ka ndjesi ndaj fëmijëve, madje ka raste që për shkak të prishjes së performancës së shkollës, drejtuesit nuk i raportojnë incidentet. Kryesisht oficerët merren me problematikat e qetësisë. 

Shkolla është një vend edukimi dhe duhet të jetë diçka më shumë. Sidomos në Tiranë, shkollat duhet t’i kemi me drekë dhe kohëzgjatje të qëndrimit në shkollë që të socializohen me njeri tjetrin. Se në shkollat e Tiranës sheh fugonë që presin fëmijët dhe i marrin dhe i kthejnë në shtëpi. Shkolla nuk është një ambient ku fëmijët përveçse marrin njohuri socializohen me njeri tjetrin. 

 

Ne kemi ngritur edhe problemin e psikologëve në shkollave. Ne kemi kërkuar që sistemi psikologjik në shkolla të ketë ndërtim tjetër, të jetë i pavarur nga drejtorët e shkollave, por të varet nga ministria. Të jetë njësi e posaçme e varur nga ministria, që jo vetëm raportojnë për ngjarje të ndryshme, por mblidhen dhe duhet të reagojnë se kur duhet të ndërhyjnë. Se kemi fëmijë me një prind, kemi fëmijë të komunitetit rom etj., dhe duhet ndërhyrë. Me kategori të caktuara duhet një punë e veçantë shtesë. 

 

Ne kemi kërkuar që t’i kalojmë me drekë shkolla, që të gjithë fëmijët të cilësdo kategori të jenë të kenë të njëjtin trajtim. Ne nuk kemi të dhëna se cilat kategori të fëmijëve kanë probleme me bullizmin. Ne nuk kemi asnjë ndërhyrje nga lart për këtë kategori fëmijësh, për t’i socializuar më shumë me miqtë e vetë. 

 

Ne kemi kërkuar që të kemi dhe shkolla me drekë dhe mësuesit që kanë dalë në pension apo studentët, të merren me fëmijët pas shkollës. Se ti shumë fëmijë sot i ke ose në rrugë ose në after school. Ne jemi mbi 100 vite shtet dhe Prishtina shkolla të caktuara i ka me drekë sot. Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk e ka buxhetin për arsimin poshtë 5% të GDP, ndërsa ne e kemi 2%. 

 

Arsimi nuk është vetëm godina, por duhet të jetë i të njëjtit standard në të gjithë hapësirën shqiptare, duhet të ketë investime. Se një nga problematikat që kemi ngritur për shpopullimin, është pikërisht arsimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy