Ndryshon ligji për adresat, gjoba deri në 100 mijë lekë nëse nuk zbatohen

Ndryshon ligji për adresat, gjoba deri në 100 mijë lekë nëse nuk zbatohen

Përveç draftit për ndryshimin kushtetues, ditën e premte në Parlament pritet të kalojë edhe drafti i ri me disa pika të ndryshuara për vendosjen e adresave unike për banesat, hyrjet, apartamentet, rrugët bulevardet etj.

 

Sipas ndryshimeve të reja, emërtimi i adresave do të bëhet me fjalë dhe numra. Fjalët do të jenë në shkronja dhe shenja ortografike. Këto adresa do të vendosen në bazë të një rregulli të përcaktuar.

 

Për vendosjen e këtyre adresave unike do të jnë në dispozicion këshillat e njësive vetëqeverisëse vendore dhe seksionet zyrtare të urbanistikës. Ligji parashikon se kush nuk zbaton rregulloren mund të ketë gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lek.

 

Këto ndryshime janë bërë për t’i dhënë fund shqetësimeve të shumta që krijohen me postat pasi mungojnë adresat e sakta për çdo rrugë, lagje apo hyrje private. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy