Kush po i blen apartamentet e reja? Aktivistë e të rinj: Duhen 60 vjet për një shtëpi! Tirana, lavatriçe e madhe parash (VIDEO)

Kush po i blen apartamentet e reja? Aktivistë e të rinj: Duhen 60 vjet për një shtëpi! Tirana, lavatriçe e madhe parash (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në atë që njihet si rritja e frikshme e çmimeve në Shqipëri, e cila sipas ekspertëve pritet të bëhet edhe më e madhe në 2024-ën, për shkak se qeveria ka miratuar rritjen e çmimeve të referencës për shtëpitë e banimit. Kjo automatikisht do të përkthehet në rritje të çmimit të qirave dhe të banesave për shitje, në një moment të dytë. Të rinjtë dhe aktivistët u shprehën se me çmimet që janë sot është e pamundur përballimi i qirave, e aq më tepër blerja e një banese. Sipas tyre industria e ndërtimit në Shqipëri, e më së shumti në Tiranë, është kthyer në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista. 

Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha:

Realiteti është më shumë distopik edhe absurd, se sa diçka që mund ta rrokë logjika, sidomos kur bëhet fjalë për rritjen e çmimeve të referencës, ndërkohë që vazhdimisht kemi ngritur zërin për ndërtime që janë shumë herë më të shumta në raport me nevojat që ka shoqëria. Në Tiranë po ndërtohet shumë e më shumë, pa ditur nëse ne vërtet kemi një kërkesë reale për ndërtime të reja, banesa të reja. Një pjesë shumë e madhe e shoqërisë, duke nisur nga vetja ime, te shokët e shoqet studentë, e kanë të pamundur që të përballojnë në radhë të parë qiratë e këtyre shtëpive, le më të mos imagjinojmë blerjen e një shtëpie të re. Unë s’e kam luksin për të blerë një shtëpi në Tiranë. E njëjta gjë për pjesën më të madhe të njerëzve që njoh. Vazhdimisht, jo vetëm nga aktivistët, por edhe mediat ndërkombëtare, është ngritur alarmi që në Shqipëri, që industria e ndërtimit është bërë një lavatriçe për pastrimin e parave të pista. Ajo që shoh në realitet është që më shumë këto ndërtime janë duke u blerë nga para të pajustifikuara, por se çfarë ndodh pas kësaj s’di ta them. Dy çështje që më shqetësojnë në raport me çmimet e referencës, është së pari që ky çmim rrit çmimin fundor të blerjes dhe marrjes me qira, për individët, dhe e dyta rrit taksën e pronës për pjesën më të madhe të familjes, që edhe më para e kishin të pajustifikuar me shërbimin që merrnin. Minimumi i qirave mund të fillojë nga 350 euro, po flasim për 1 plus 1. Një i ri me rrogën që merr s’e paguan dot, imagjino të flasim për studentë, çifte të reja”.  

Aktivisti i “Qëndresës Qytetare”, Rigers Xhemollari u shpreh:

Shumë njerëz, në mungesë të iniciativës ekonomike, e shohin këtë si mënyrën e vetme për të investuar në Shqipëri, të blesh katër mure dhe t’i japësh me qira, dhe kështu bëhesh i pasur ose krijon një qëndrueshmëri ekonomike! Këta janë një kategori njerëzish. Në një vend ku 10 më të pasurit në Shqipëri janë ndërtues, nuk kanë shpikur asgjë, që janë pasuruar për shkak të marrjes së pronës dhe tenderave publike, atëherë ky është modeli që është ndërtuar dhe na serviret ne. Së dyti ka një kategori tjetër, që janë nëpunësit e administratës publike, që nuk justifikojnë çmimet e referencës për të blerë apartamente dhe rezultojnë blerësit kryesorë të vilave dhe apartamenteve në Shqipëri. Kjo përkon me atë që thotë KLSH për dëmin e madh ekonomik që shkaktohet për shkak të korrupsionit, me të gjitha raportet që na nxjerrin ndër vendet më të korruptuara. Ku shkojnë këto para? Këto para merren, përdoren skema të ndryshme financiare dhe shkojnë në apartamente. Kategoria e tretë është ajo që, paratë që vijnë nga Anglia dhe vende të tjera, para me valixhe, makina, që investohen në këto apartamente. Këto tre kategori burgosin ëndrrën e të rinjve që duan të blejnë një apartament. U duhen 50-60 vjet për të blerë një apartament 1 plus 1. Po vijmë në një farë komunizmi, një farë diktimi, sepse po ta shikosh qeveria ka dhënë kredi të buta për ata që e votojnë. Deri para 3-4 vitesh mund të blihej një shtëpi në Fresk, Astir, apo disa zona më larg. Në këtë moment me çmimet reale, mund të shkojë në Durrës, Elbasan, Shkodër, apo qytete të tjera. Ky është një tjetër gabim strategjik i qëllimshëm, që gjithçka të përqendrohet në Tiranë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy