Nano te “Siguria”: Rriten veprat penale nga organizatat kriminale, shqetësuese dhuna në familje  (VIDEO)

Nano te “Siguria”: Rriten veprat penale nga organizatat kriminale, shqetësuese dhuna në familje (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare shifrat e kriminalitetit të vitit 2021, nga 1 janari deri më 31 tetor.

Shifrat shqetësuese që ka dhënë Nano janë në lidhje me krimet e organizatave të strukturuara kriminale dhe ato brenda familjes që janë rritur ndjeshëm. Nga ana tjetër, sipas Nanos, fenomen shqetësues është dhuna në familje.

Deri më 31 tetor 27 mijë vepra penale, 24 mijë të zbuluara. Ka 1500 vepra penale më shumë. Rënie të veprave penale kundër personit dhe kundër pronës. Rritje të goditjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave. Rritje te veprave penale në dhunës në familje dhe qarkullimit rrugor.

Kemi asgjësuar 164 mijë e 765 bimë narkotike kanabis. Vepra kriminale të kryera nga grup i strukturuar apo organizata kriminale kanë 39, 18 janë zbuluar, kemi 23 më shumë vepra në krahasim me vitin e shkuar.

Janë sekuestruar asete me vlerë 31 milion euro, në 41 raste. 11 raste me ligjin antimafia 14 milion euro, vitin e shkuar 7 raste. 368 hetime pasurore nga 107 vitin e shkuar.

Nga grupet kriminale, 40 janë goditur. Operacioni 419 në total, 78 me partnerët ndërkombëtarë. 3123 persona në kërkim, 1646 janë kapur nga policia.

Shqetësues është shifra se 1337 vepra penale janë në dhunën në familje! Urdhër mbrojtje 2754 rase, 370 më shumë nga viti i shkuar. Nga vrasjet 16 janë dhunë në familje.

893 të mitur nga vepra të ndryshme penale, sidomos nga aksidente, dhuna në familje, krimet seksual 67 të mitur. 1600 të mitur të përfshirë në aktivitete kriminale! Vrasjet, 56 vrasje, vitin e shkuar 44 dhe 52 vrasje

Vrasjet pa autorë, ngritja e grupeve të përbashkëta të punës në policinë e shtetit dhe policitë vendore, analizimi i informacioneve, administrimin e provave, bashkëpunim me SHISH e Prokurorinë. 30% e vrasjeve të ndodhura, dhunë në familje. 70% pjesa tjetër.

Nano ka folur edhe për vrasjen e Mateos Vasiut, 8 vjeç në Grecalli nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. Ai tha se ndaj tij ka pasur të dhëna se ka qenë hajdut banesash, dhe nuk ka pasur kallëzim në fushën e abuzimit seksual.

Nga këto ngjarje, veçojmë ngjarjen e datës 16 në fshatin Grecalli të bashkisë Fier ku u arrestua Klodian Çalamani i cili ka vrarë me sende të forta M.V. që e kishte groposur në oborrin e banesës. Autori rezulton një person i evidentur nga policia e shtetit një person me precedent. Gjykata e kishte dënuar me 4 vite burg për heqje të paligjshme të lirisë dhe është liruar nga burgu i Rrogozhinës më 6 gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit.

Për këtë shtetas ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive e shpendëve në fshat, informacione që kanë qenë pas verifikimeve. Për autorin pas përfundimit të dënimit nuk ka pas informacione, të dhëna apo kallëzime si i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale apo dhunës në familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy