Një 42-vjeçar u vu në pranga në Bulqizë për ngacmim seksual ndaj një minoreneje. Zafir.Gj, 42 vjeç, banues në Bulqizë, është vënë në pranga pas denoncimit të npolici të D.N., 16 vjeçe, e cila u ka thënë uniformave blu se 42-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht me fjalë, dhe më pas ka tentuar që ta marrë me forcë në automjetin e tij.
Menjëherë nga specialistët e policisë është bërë kapja e tij, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është bërë testi i alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l.
Pas veprimeve të para hetimore të kryera 42-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe “Vepra të turpshme”.



