Sekuestrohen 30 kallëpe tritol dhe 4 granata në Vlorë, policia në kërkim të poseduesit

Sekuestrohen 30 kallëpe tritol dhe 4 granata në Vlorë, policia në kërkim të poseduesit

Një sasi tritoli dhe disa granata u gjetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, nërsa është shpallur në kërkim poseduesi i tyre.

Pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëvizte me çantë në këtë lagje.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy