Ndonëse e gjithë Shqipëria është përfshirë nga një valë të nxehti dhe temperaturat në kryeqytet dhe jo vetëm po kapin vlerat maksimale, në fshatin Stëblevë të Librazhdit ka rënë breshër.
Nga fotot e siguruara nga MCN, shihet që breshëri është i një madhësie të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme tek kulturat bujqësore.



