
Në betejën me Covid-19, një rol shumë të rëndësishëm luan edhe imuniteti i qelizave të kujtesës. Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se ato që konsiderohen mbeturina të virusit shërbejnë pikërisht për të stimuluar imunitetin.
“Veç antitupave i rëndësishëm është edhe imuniteti i qelizave të kujtesës. U vërtetua që ka edhe një memorie që ti nuk e mat dot dhe zgjat më shumë se numri i antitrupave. Virusi kur hyn në mushkëri është e vështirë të eliminohet. Zgjasin akoma më shumë mbeturinat e virusit, që është fakt pozitiv përsa i përket imunitetit. Këto mbeturina shërbejnë si stimuli i imunitetit. Nëse më parë e kisha 3,75 imunitetin, para dy javësh e kisha 97. Mund të kesh pasur sërish kontakt dhe antitrupat janë aktivizuar”, tha ai.



