Avokatja Adriana Kalaja ishte sot në SPAK, ku tha se ka depozituar prova të reja në lidhje me një kallëzim të bërë prej saj, ku pretendohet se kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Agron Malaj janë pronarët faktik të hotel ‘La Brisa’ në. Dhërmi. Kalaja ka një vendim ku thotë se tregohet se ai është printuar nga kompjuterët e Bashkisë së Tiranë. Po ashtu ajo shton se kryebashkiaku i Matit ka dhënë leje për hidrocentral për vëllain e saj Fatos Malaj, me firmë të tij.

“Kemi të bëjmë me hetimet ndaj kryebashkiakut të Matit Agron Malaj, dhe që lidhet me dhënien e lejes së hidrocentralit, që ky kryetar i ka dhënë vëllait të tij, në kundërshtim me procedurat si funksionon një bashki, por nga ana tjetër edhe në konflikt të pastër interesi. Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj i ka dhënë leje për hidrocentral vëllait të tij Fatos Malaj me firmën e tij. Ne sot depozitojmë vendimin e marrë nga Bashkia Mat, me firmë të tij. Vendimi është i 2023-shit.
Ne kemi referuar një kallëzim penal në shtator të këtij viti, ku kemi treguar me fakte dhe prova se si pronarët faktik të hotel ‘La Brisa’ në Dhërmi janë Agron Malaj dhe Erion Veliaj. Për këtë ne sot sjellim edhe një provë të re. Është një vendim i vitit 2022, i asamblesë së ortakëve të shoqërisë ‘La brisa’, dhe në pjesën e sipërme të këtij vendimi, tregohet që ai është printuar nga kompjuterët e Bashkisë së Tiranë, duke krijuar bindjen se ortakët realë të hotel ‘La Brisës’ në Dhërmi, është Erion Veliaj dhe Agron Malaj. Në hotel ‘La Brisa’ është ortak fiktiv Fatos Malaj, dhe ortaku tjetër është një nga ish-drejtuesit e UKT-së. Të dhënat tregojnë që pronari faktik është Agron Malaj dhe Erion Veliaj. Në lidhje me të parin frika e SPAK-ut lidhet me 21 janarin, kjo është arsyeja pse SPAK-u refuzon ta marrë të pandehur”.



