Made in Ivanka Trump, ja si e ka transformuar shtëpinë në Washington ‘Vajza e Parë’ (FOTO)

Made in Ivanka Trump, ja si e ka transformuar shtëpinë në Washington ‘Vajza e Parë’ (FOTO)

Kur kanë kaluar vetëm tre muaj nga koha kur Ivanka Trump dhe familja e saj janë vendosur në shtëpinë e re në Washington.

Lajmi nuk është ky pasi me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, e adhuruara vajza e tij e nuk mund ti qendronte larg dhe vendosi që të transferohej pran tij.

Por ajo që bie më shumë në sy është fakti se "Vajza e Parë" e kanë transformuar tërësisht shtëpinë e saj ku ajo po jeton.

Përderisa babai i saj, Donald Trump, është i dhënë pas gjërave të arit dhe ngjyrave të ndezura, duket se edhe Ivanka ka shije të njëjta, pasi ka vendosur ta dekorojë shtëpinë, e cila ka vlerën prej 5.5 milionë eurosh.

Shtëpia në Kalorama është pronë e një kompanie të një miliarderi kilian, ndërsa familja Trump e kanë marrë me qira në muajin janar, por që atëherë e kanë transformuar tërësisht atë.

Një nga ndryshimet më të mëdha është bërë në dhomën e ngrënies, ku ‘Vajza e Parë’ e ka larguar tavolinën, karriget dhe qilimin, të cilat ika zëvendësuar duke paguar 22.500 dollarë.

Ndryshimet janë bërë edhe në dhomën e ditës, ndërsa ndryshimet janë vërejtur nga një pozim Ivankas me burrin e saj pas një evenimenti që kishin pasur në Shtëpinë e Bardhë.

Një tjetër intervenim në dekor, ajo ka bërë në një dhomë elegante duke e zëvendësuar me një sofa të vogël dhe duke ia përshtatur shijes së saj. Në këtë fotografi, fustani i saj ka vlerën 5.000 euro.

Kuzhina ka mbetur thuajse e pandryshuar, pasi duket t’u ketë pëlqyer. Ndërhyrjet kanë qenë blerja e karrigeve të larta për fëmijët e saj.

Më poshtë mund t’i shikoni edhe ndryshimet tjera në shtëpinë e Ivanka Trump.

Në ndërkohë, derisa ‘Familja e Parë’ po përshtatet mirë në shtëpinë e re, fqinjët janë ankuar për sjelljet e tyre. Në lagjen ku ndodhet shtëpia e marrë me qira nga vajza e presidentit amerikan, është prishur atmosfera prej momentit të vendosjes së tyre aty. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy