Një grup kriminal që trafikonte kokainë nga kolumbia drejt greqisë është asgjesuar nga policia greke. Në operacionet e zhvilluara në Larisa dhe athinë kanë janë arrestuar një shtetas grek dhe 3 shqiptarë të moshave 29, 30 dhe 49 vjeç, ndërsa është identifikuar edhe një tjetër shtetas shqiptar si bashkëpunëtor. Sipas komunikimit zyrtar të policisë greke, kanë qënë homologët gjermanë që kanë njoftuar se në se në Laipcig ishte diktuar në pikën e tranzitit një pako postare e dërguar nga Kolumbia drejt Greqisë, ndërsa brenda saj ishte një makineri e rëndë, në pjesët e së cilës ishte fshehur një sasi e madhe kokaine. Ka qënë destinacioni I pakos me adresë përfundimtare një firmë tregtare në Larisa që ka cuar në arrestimin e 47 vjeçari grek në kohën që po merrte në dorëzim pakon, ndërsa paralelisht u arrestuan edhe tre bashkëpunëtorët e tjerë.
Gjatë kontrolloeve të policisë në banesat, magazinat ndhe automjetet e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan:
10,5 kg kokainë,
Një peshore elektronike,
10 telefona celularë.
Një pistoletë dhe 9 fishekë,
Një shumë parash prej 3.250 eurosh,
Një presë për ngjeshjen e drogës



