Një aksident ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”.
Një automjet trajler tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S. T.
Bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur e plagosur pasagjerja që ndodhej tek mjeti tip Benz.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



