CEO i Johnson & Johnson: Njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër Covid-19 çdo vit

CEO i Johnson & Johnson: Njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër Covid-19 çdo vit

CEO i Johnson & Johnson, Alex Gorsky, ka deklaruar se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen çdo vit kundër Covid-19 për disa vite.

Në një intervistë për CNBC, Gorsky tha se ka të ngjarë që "për disa vite ne do të marrim një vaksinë kundër COVID-19 njëlloj siç veprohet me vaksinën e gripit”.

Sipas Gorsky shkenca po ecën me të njëjtin hap me virusin, por siç shprehet ai vaksinat do t'i lejojnë njerëzit të "vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre".

“Johnson & Johnson”, ka prodhuar vaksinën që injektohet vetëm një dozë, në krahasim me vaksinën e Pfizer dhe vaksinave tjera që kanë nevojë për dy doza dhe ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e SHBA të Enjten e kaluar.

*Burimi CNBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy