Që nga 14 shkurti, kur u zbulua rasti i parë në Egjipt, kontinenti afrikan ka regjistruar një numër më të ulët të prekurish nga Covid-19 se Evropa dhe Azia.
Janë shënuar mbi dy milion raste që nga fillimi i pandemisë.
Rasti i parë u regjistrua në Egjipt në 14 shkurt, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave është 48 418 të konfirmuara.
Kjo është situata e përgjithshme e pandemisë në Afrikë, në një vend ku jetojnë 1.3 miliardë njerëz.
Këto shifra janë shumë herë më të ulta se ato në Evropë, Azi ose Amerikë.
Afrika ka regjistruar gati 50 000 vdekje si pasojë e infketimit me Covid-19, duke kryesuar me Afrikën e Jugut, Egjiptin, Marokun dhe Tunizinë si vendet më të prekura.
Por këto shifra, krahasuar me Amerikën, e cila shënon 691 579 viktima, Europën me 353 520 viktima dhe Azinë me 256 084 janë shumë të ulta.
Nisur nga ky fakt dhe këto shifra, komania PERC (Partnership for Evidence-based Response to Covid-19) ka nisur një studim për të parë nëse këto të dhëna janë të besueshme ose jo.
Kjo pasi parashikimet në fillimin e pandemisë, parë ecurinë e infektimeve dhe numrin e popullatës flisnin për gati 29 milionë infektime në Afrikë dhe 190 000 viktima si pasojë e Covid-19.
Sipas këtij studimi, numri i ulët i të infektuarve të regjistruar nga autoritetet vjen si pasojë e testimeve shumë të ulta krahasuar me vendet e tjera.
Në Afrikë, janë kryer 84 testime për 1 000 njerëz, krahasuar me Anglinë e cila raporton 450 për 1000 persona dhe Amerikën me 475.
Vlen për t'u theksuar gjithashtu se 75% e testimeve të kryer në Afrikë janë të përqëndruara në shtete si Afrika e Jugut Maroku, Etiopia, Egjipti, Kenia, Nigeria, Kameruni, Ruanda, Uganda dhe Gana, një pjesë e tyre si pjesë e vendeve më të prekura.
Por studimi i PERC raporton se sipas sondazheve 85% e popullsisë afrikane mbështesin masat e marra nga autoritetet dhe deklarojnë se mbajnë maskat.
Në të njëjtin raport thuhet gjithashtu se "një lehtësim i lehtë i kufizimeve në qershor dhe korrik përkoi me një rritje të rasteve të raportuara në të gjithë kontinentin".



