Soko: Çregjistrimi i kompanive përdoret gjerësisht në evazion fiskal dhe pastrim parash

Soko: Çregjistrimi i kompanive përdoret gjerësisht në evazion fiskal dhe pastrim parash

Eksperti i ekonomisë Pano Soko duke folur në “Mcn Economy” tha që kur fluksi i çregjistrimeve të kompanive është i lartë, ngre një alarm të kuq, pasi një pjesë e mirë përdoren për evazion fiskal, pastrim parash apo skema të tjera.

Soko tha që ka krijuar një alert është fakti që disa kompani janë krijuar për përfitime të padrejta.  

Procesi i çregjistrimit ka një nivel risku të caktuar. Në një pjesë të mirë të rasteve, sikurse janë evidentuar nga Prokuroria, skema e regjistrimit dhe çregjistrimit të kompanive përdoret gjerësisht në skema të evazionit fiskal, apo pastrimit të parave, apo skema të tjera të përfitimit jo të drejtë. Procesi i çregjistrimit ngre një alarm të kuq te organet tatimore. Numri i regjistrimeve dhe çregjistrimeve duhet të jenë pothuajse të balancuara. Kur ka fluks të madh çregjistrimesh, administrata tatimore ngre nivelin e alarmit, sepse një pjesë e mirë e skemave përdorin një metodë që kalon përmes çregjistrimit të një  kompanie për të shuar më pas detyrimet. Por ne kemi parë që vonesa të tilla, në pjesën më të mirë të rasteve, kur kemi të bëjmë me një vullnet të shëndetshëm të kompanisë për të çregjistruar, kryesisht Drejtoria e Tatimeve është një hap mbrapa në raport me shpejtësinë e kërkuar që kërkon ky proces. Kam njohur një person që iu desh 4 vjet për të çregjistruar. Madje di një rast që kishte hapur një pikë lotoje, bastet ishin mbyllur, dhe pas 4 vitesh vazhdonte ta kishte aktiv. Nëse ke një nipt aktiv do kesh ngarkesa fiskale. Ty vazhdojnë të të vijnë detyrimet. E gjitha ka të bëjë me koston që përfaqëson gjithë procesi.

Likujdimi ka të bëjë me kompanitë e falimentuara që duhet të shpërbëhen për detyrimet. Likujdimi është një procedurë që do të duhej të kontrollohej se cilat janë arsyet pse një kompani ka shkuar për likujdimi. Jo gjithmonë likujdimi bëhet konform kërkesave ligjore të ligjit për likujdimit për kompanitë. Procese të tilla të ndërprerjes së aktiviteteve të bizneseve s’duhet të jenë të zakonshme, sidomos në një ekonomi si e jona që ecën në mënyrë lineare. Arsyet duhet të ishin të forta. Ajo që ka vendosur në alert që janë përdorur kompani për krijimin e përfitimeve të padrejta. Më klasikja është që ti hap një kompani, mbledh detyrime, dhe mbyll kompaninë dhe nuk paguan detyrime, kjo ka ndodhur që 1994-ën. Shteti humbet nga kjo. Shumë nga kompanitë që përmenden në afera, që po heton SPAK-u janë krijuar për një qëllim të caktuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy