Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, fitues i zgjedhjeve është koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.
Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse e treta është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa.
Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë./ KP /


