
Emisioni “Xhadat” trajtoi rastin e maternitetit të qytetit të Pogradecit. Godina e parë e maternitetit të këtij qyteti është hapur rreth vitit 1947. Në atë kohë ka pasur gjithsej rreth 8 shtretër. Materniteti sot ka kapacitet prej 35 shtretër. Lindjet që bëhen në këtë maternitet referuar viteve të fundit janë: Në vitin 2019-të janë regjistruar 557 fëmijë të sapolindur, nga të cilët 437 janë të lindur në qytetin e Pogradecit. Në 2020 janë 411 lindje në 2021 janë 373 lindje të bëra në këtë maternitet.
Godina e parë e maternitetit të këtij qyteti ndodhej buzë liqenit të Pogradecit. Sot godina e maternitetit ndodhet pranë qendrës së qytetit. Godina ku materniteti ndodhet sot është me katër kate, por në funksion të tij janë vetëm tre kate. Kati i katërt është jashtë funksionit sepse është tejet i amortizuar.
Brenda kësaj godine, janë bërë disa ndërhyrje, si lyrja e mureve. Por gjithsesi lagështia duket qartësisht. Muret jashtë kësaj godine janë të mbulura në pjesën më të madhe të tyre me lagështi. Xhamat janë të thyer. Me sy të lirë mund të kuptosh se kjo godinë nuk ka fare pamjen e një materniteti, ai ngjan më shumë me një godinë të braktisur dhe të amortizur nga koha.
Sipas qytetareve, kushtet janë shumë të këqija.
Ne jemi qytetare Pogradecare dhe mesa shohim këtu, as doreza nuk venë, as maska s’vënë. Higjena është përtokë. Këtu nuk klorizohen as banjat, as desinfektues nuk ka. E kanë lënë pas dore, as investim, asgjë. Gratë apo nënat e reja që i bëjnë lindjet aty i marrin rrobat vetë nga shtëpia, sepse nuk ka. Ka që ikin të bëjnë lindje në Tiranë. Më shumë kanë ikur jashtë shtetit në Greqi.
Ndërsa drejtori i këtij spitali, Erion Thëngjilli kushtet për shërbimin e Obstetër-Gjinekologjisë janë optimale.
Ne jemi në dijeni të gjendjes së godinës së maternitetit. Jo e gjithë godina është në përdorim sot. Është vetëm një pjesë, kati i pare, i dytë dhe i tretë. Nëpërmjet ndërhyrjeve të herë pas herëshm, investimeve të vogla në mirmbajtje dhe në logjistikë, ai plotëson kushtet për të ushtruar aktivitetin e obstetri-gjinekologjisë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe është një projekt i godinës së maternitetit. Jemi në tratativa për periudhën e fillimit të lëvrimit. Unë di të them që investimi është maksimal nga të dy krahët, si nga ana jonë edhe nga ana e ministrisë. Qytetarët duhet të kuptojnë një gjë, që këto janë investime strategjike.



