Arratisja e Altin Ndocit/ Garo: Arrestohen tetë efektivë, pezullohen drejtori dhe nëndrejtori i Burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Garo: Arrestohen tetë efektivë, pezullohen drejtori dhe nëndrejtori i Burgut të Durrësit

Tetë persona janë vënë në pranga lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, njofton për MCN Live korrespondentja nga Durrësi, Ervina Garo.

Burime për MCN bëjnë me dije se tetë të arrestuarit përfshijnë efektivë policie dhe staf shëndetësor, të cilët ishin përgjegjës për shoqërimin e të burgosurit gjatë vizitës në spital. 

Arrestimet janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Nga ana tjetër, drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj, dhe nëndrejtori, Juljan Agasi, djali i xhaxhait të Ergys Agasit. janë pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Ky numër mund të rritet gjatë orëve në vijim, pasi hetimet po vijojnë dhe autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e arrestimeve të tjera.

Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit, Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baci, Aranit Çela. 

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një grua, e identifikuar si Violeta Uka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy