OBSH: Nuk kemi qenë kurrë me afër se kaq fundit të pandemisë

OBSH: Nuk kemi qenë kurrë me afër se kaq fundit të pandemisë

Fundi i pandemisë Covid, pas dy vjet e gjysmë dhe miliona viktimave, duket se është afër.

Kështu deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar, numri i vdekjeve javore ra në minimum që nga marsi i vitit 2020. Nuk kemi qenë kurrë në një pozitë më të mirë për t’iu afruar fundit të pandemisë. Nuk jemi ende aty, por fundi është afër.

Megjithatë një maratonist, nuk ndalet kur sheh vijën e finishit. Ai vrapon më shpejt, me gjithë energjinë që i ka mbetur. Kështu duhet të bëjmë edhe ne. Mund të shohim vijën e finishit.  Jemi në një pozicion fitues.

Por tani është koha më e keqe për të ndaluar garën. Është koha për të vrapuar më shpejt dhe për t’u siguruar që të kalojmë shiritin e përfundimit dhe të korrim shpërblimet e gjithë punës sonë të palodhur.

Kreu i OBSH shtoi se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi tani, rrezikojmë të kemi më shumë ndryshime dhe më shumë vdekje, më shumë ndërprerje biznesi dhe më shumë pasiguri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy