Skandali 5D/ Bushati: SPAK e ka lejen të shkojë deri te drejtorët, kaq qesharak është ky institucion

Skandali 5D/ Bushati: SPAK e ka lejen të shkojë deri te drejtorët, kaq qesharak është ky institucion

Duke analizuar faktin se si arritën të vidhen miliona euro me tenderë të ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës, analisti Andi Bushati thotë se SPAK ka dështuar të hetojë skandalin e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se SPAK e kishte lejen deri te hetimi i disa drejtorëve dhe nuk shkon dot te kupola. 

Kjo që nuk ka ditur gjë nuk ja vlen as të diskutohet. Jo që kanë ditur, por kanë vjedhur bashkë. Pse kanë vjedhur kaq trashë? Këtu dalim te SPAK-u, e ka thirrur apo jo. SPAK-u po ta shikosh, e ka marrë drejtoreshën e klubit Tirana dhe i ka thënë nuk mund të rrish më në detyrë, sepse ti mund të bësh tender tjetër dhe krijon dëm. Kurse njeriun që ka ngritur të gjithë skemën që ka vjedhur 22 milionë euro, thotë vazhdo punën. Kaq qesharak është SPAK-u.

Pra vjedhja në Bashkinë e Tiranës, njëlloj si vjedhja e qeverisë dhe Bashkisë, janë të kryera në kuadrin e një sistemi të tërë që nuk funksion. Jo vetëm kanë marrë paratë publike, por kanë privatizuar edhe sistemin që duhet ti kontrollonte.

Sot jemi të detyruar të qeshim me SPAK, sepse deri aty e ka lejen, te drejtorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy