Për sponsorizimin e KPK-së nga Kastrati, Hoxha: Shqetësim, mungesa e transparencës

Për sponsorizimin e KPK-së nga Kastrati, Hoxha: Shqetësim, mungesa e transparencës

Do të qëndrojmë tek transparenca e institucioneve dhe raportet e tyre edhe financiare me subjekte private. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për tre vite ka refuzuar të zbulojë emrin e një kompanie private që sponsorizoi një aktivitet në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë, edhe pas një vendimi detyrues të Gjykatës Administrative të Apelit. 

 

Drupal Ad

 

 

 

Sponsori u zbulua vetëm pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe është kompania Albsig nën pronësi të biznesmenit Shefqet Kastrati.

Lidhur me këtë në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV gazetari Edmond Hoxhaj u shpreh se shqetësuese mbetet mungesa e transparencës. Ai tha se KPK refuzoj të ndiqte të njëjtin standard për veten, ndërsa theksoi se ka një përkeqësim të dhënies së informacioneve.

Ajo që ka ngritur shqetësim ka qenë mungesa e transparencës një insistim dhe investim për 3 vjet që të mos e bënte me dije emrin e sponsorit. Patjetër që ky insistim I komisionit për të mos bërë transparencë ngre dyshime sepse s’kemi prova konkrete pse është mbajtur në këtë formë. Kemi konstatuar se e njëjta kompani që ka investuar këtë aktivitet që ëshet albsig ka fituar një tender vitin e kaluar dhe më pas aty është siguruar jeta e administratës dhe familjarëve të komisionerëve.

Në këtë rast ky ka qenë rasti kur është insistuar për të mos u dhënë informacioni. S’mund të etiketoj se kush ka insistuar por ne kemi institucion që po kryhen hetime për gjyqtarë dhe prokurorë ku mes vendimeve ka dhe arsye për shkarkimin apo penalizmin e tyre dhe për rastet e konfliktit të interesit.

Në këtë rast KPK refuzoi të ndiqte të njëjtin standard për veten dhe konflikti i interesit duket se kjo kompani ka fituar një tender dhe më pas ka sponsorizuar ata. Informacione nuk kemi, se po ti kishim do i kishim publikuar. Kjo na është dukur jo etike dhe në cenim të interesit por dhe të etikës.

Ne kemi faktin që kemi një tender të fituar nga Albsig dhe pastaj ai financon një resort. Resorti është i një kategorie luksoze të lartë dhe kjo ishte ajo që ne na ka ngritur dyshime që në fillim dhe arsyeja e insistimit të KPK pse refuzoi të bënte transparencë. Ka një përkeqësim të dhënies së informacioneve dhe fatkeqësisht gjenden justifikime nga më të ndryshmet për të mos e dhënë informacionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy