Harry dhe Meghan në shtator do të kthehen në Britani/ Zbulohet arsyeja

Harry dhe Meghan në shtator do të kthehen në Britani/ Zbulohet arsyeja

Duka dhe Dukesha e Sussex, princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, do të vizitojnë Britaninë e Madhe në muajin shtator, për të marrë pjesë në ngjarje bamirësie të cilën e kanë përzemër.

Kjo është hera e parë që çifti do të kthehet në vendlindjen e Harryt, që pas vizitës kur morën pjesë në festimet e Jubileut të Platinumit në muajin qershor.

Ata do të marrin pjesë në Samitin One Young World në Manchester më 5 shtator, i cili mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende të botës.

Dukët e Sussex, u larguan si anëtarë të familjes mbretërore në janar 2020 dhe që nga ai moment jetojnë në California, SHBA.

Ata mbajtën një profil të ulët gjatë festimeve për Jubileun e Platinumit, duke parë paradën e Trooping the Color në Londër nga një dritare, duke mos marrë pjesë në paradën e karrocave.

Një zëdhënës i çiftit tha se ata janë të kënaqur që po vizitojnë Britaninë e Madhe, raporton BBC.

Princi Harry dhe Meghan do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar më 8 shtator për Çmimet WellChild.

Princi Harry është aktualisht i përfshirë në një betejë ligjore me Ministrinë e Brendshme mbi marrëveshjet e tij të sigurisë në Britaninë e Madhe.

Ai ka kërkuar rishikimin e vendimit në mënyrë që mos të paguajë për mbrojtjen policore për veten dhe familjen e tij gjatë qëndrimit në vendlindje.

Jubileu i Platinit ishte hera e parë që duka dhe dukesha u shfaqën së bashku në një festë mbretërore që nga viti 2020, periudhë kur hoqi dorë nga të gjitha detyrimet dhe përfitimet që ofron kurora.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy