Tillerson vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Tillerson vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan. Ao  do të bisedoj me liderët e këtij vendi për strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara, për ta përfunduar luftën 16 vjeçare.

Në takimin e mbyllur të mbajtur sot në aeroportin Bagram, që është baza më e madhe amerikane në Afganistan, ndërmjet zotit Tillerson dhe presidentit afgan, Ashraf Ghani, i cili shoqërohej nga shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, është diskutuar për luftën kundër kryengritësve, pas tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave të NATO-s në vitin 2014.

“Qartazi ne duhet ta vazhdojmë luftën kundër talibanëve dhe kundër të tjerëve, me qëllim që ata ta kuptojnë se kurrë nuk do të arrijnë fitore ushtarake”, u tha Tillerson gazetarëve pas takimit.

“Është e domosdoshme që në fund, ne të mos u lejojmë organizatave terroriste apo atyre ekstremiste, që të kenë strehim të sigurt në ndonjë pjesë të kësaj bote”, tha sekretari amerikan i shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy