
Rafael Nadal ka fituar një ndeshje të çmendur, duke mposhtur Daniil Medvedev në finalen e madhe të “Australian Open”. Një fitore shumë e rëndësishme për tenistin spanjoll, i cili futet në histori, duke u bërë i pari që fiton 21 tituj Grand Slam.
Për t’u kthyer te ndeshja, Nadal dhe Medvedev, luftuan mbi 5 orë dhe në fund ia doli të triumfojë spanjolli me përmbysje.
Medvedev e nisi shumë mirë ndeshjen, duke fituar 2 setet e para 2-6 dhe 6-7. Kjo bëri që të gjithë të mendonin se rusi do të triumfonte në fund, por nuk ishte i këtij mendimi Nadal.
35-vjeçari, bëri një rikthim spektakolar, duke fituar 3 setet e radhës, 6-4, 6-4 dhe 7-5, për t’u shpallur në fund kampion i “Australian Open”.



