Australia jep dhe 15 milionë dollarë më shumë ndihmë për Gazën

Australia jep dhe 15 milionë dollarë më shumë ndihmë për Gazën

Kryeministri australian Anthony Albanese njoftoi të mërkurën një ndihmë humanitare shtesë prej 15 milionë dollarësh për civilët në Gaza, duke e çuar ndihmën totale të premtuar nga vendi në 25 milionë dollarë.

Kjo i shtohet 10 milionë dollarëve që Australia ka zotuar tashmë dhe do të ndihmojë në ofrimin e ndihmës për shpëtimin e jetës, si uji i urgjencës dhe shërbimet mjekësore”, tha Albanese gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington.

Albanese dënoi gjithashtu "terrorizmin e Hamasit" dhe tha "ne pikëllojmë për humbjen e çdo jete të pafajshme, qoftë ajo izraelite apo palestineze".

Të mërkurën, Australia bëri thirrje për "pauza humanitare në armiqësitë" në Gaza për të lejuar hyrjen e furnizimeve dhe kalimin e sigurt për civilët, sipas një deklarate nga ministrja e Jashtme Penny Wong.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy