Meta ktheu ligjin anti-Covid në Kuvend/ Komisioni i Ligjeve e rrëzon me 15 vota pro

Meta ktheu ligjin anti-Covid në Kuvend/ Komisioni i Ligjeve e rrëzon me 15 vota pro

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta i cili ktheu në Kuvend  ligjin për masat ndëshkuese gjatë pandemisë.

Dekreti është rrëzuar gjatë mbledhjes së sotme në Komision, me 15 vota pro dhe 1 kundër.

Ligji i kthyer nga Meta parashikon një sërë rregullash të reja për emisionet televizive, ku ndonëse u hiqet ndalesa për jo më shumë se një të ftuar, caktohet distanca prej 2 metrash dhe sanksionet me gjobë deri në mbyllje në rast shkelje.

Në thelb të arsyetimit të presidentit për kthimin e ligjit është cënimi i lirisë së fjalës.

I vetmi që ka votuar kundër rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit ishte deputeti Korab Lita.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja tha në fjalën e tij se nëse ky ligj do të shkonte sot për dekretim në zyrën e Metës, Presidenti nuk do ta kthente për shkak të ecurisë që ka marrë në javët e fundit pandemia në vendin tone, me shtimin e numrit të të prekurve dhe atyre në spital që kërkojnë terapi intensive.

Ndërsa relatorja Klotilda Bushka tha se gjoba e vendosur në këtë ndryshim që i është bërë ligji nuk ka ndryshuar që nga akti i parë normativ i vendosur nga Këshilli i Ministrave në muajin mars, kur nisi pandemia.

Gjithashtu zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se me fillimin e epidemisë ka evoluar edhe propozimi për marrjen e masave ndaj mosrespektimi i disnancës 2 metra në studiot televizive sjell dëm të madh shëndetësor deri në humbje jete.

“Një nga mënyrat e përhapjes është mosrespektimi i disnancës kur je në një ambient me të sëmurë, respektimi i distancës është mëse e lehtë për t’u bërë, e nëse nuk bëhet dëmi është shumë i madh dhe mund të shkojë deri në humbje jete, dëmi i madh që i shkaktohet një personi nëse studio nuk respekton një gjë kaq të thjeshtë ka qenë etaloni me të cilin është propozuar gjoba nga ministria gjoba 1 milionë lekë.

Pra për mendimin tonë po të shihet me syrin që vërtete e shikon shëndetësia që sa i madh është dëmi për mosmarrjen e një mase kaq të thjeshtë, na duket që është e drejtë”.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve u doskutua edhe projektligji për vendisjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse ndaj Covid-19, në ambiente të mbyllura. Kjo nismë u miratua në mënyrë unanime dhe pritet të kalojë në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy