Me baba shqiptar e nënë filipinase/ Adile Hoxha: Emrin e kam të gjyshes, po përjetoj lidhje të ngushtë me Shqipërinë

Me baba shqiptar e nënë filipinase/ Adile Hoxha: Emrin e kam të gjyshes, po përjetoj lidhje të ngushtë me Shqipërinë

Me baba shqiptar dhe nënë filipinase, Adile Hoxha është një blogere që jeton në Australi.

Drupal Ad

 

 

 

Në një intervistë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfen historinë e familjes së saj dhe dashurinë që i përcolli i ati për Shqipërinë.

Adile Hoxha, ka lindur dhe jetuar gjithë jetën e saj në Australi, por kurrë nuk e ka harruar origjinën e saj, Shqipërinë, të trashëguar edhe nga emri i gjyshes së saj.

Babai im ka qenë një patriot i madh dhe të gjitha kujtimet që kishte me dashuri të madhe për vendin e tij m’i ka përcjelle mua, edhe emrin e ka të trashëguar nga gjyshja. Ai më ka mësuar shqip dhe më nënën që e kam nga Filipine flisja me te në gjuhën e saj.

Babai ishte i martuar me një holandeze pastaj ata u ndanë. Kur ai ishte 47 vjeç ai u njoh me një nuse nga Filipinet. Kishte një agjenci në Filipine, dhe kishte 5 gra që i shkruanin. Ai shkoi në Filipine dhe kërkoi të takohej me këto gra, nëna ime ishte njëra prej tyre. Pas takimeve me këto gratë ai pëlqeu nënë time Xhesikën. Para se të ktheje në Australi ai i propozoi nënës time dhe ajo i tha, Po kështu që u martuan.

Por gjatë tërë jetës së tyre në Australi, Adilja, thotë se u rrit me kujtimet për vendin e origjinës së të atit.

Ajo kujton edhe vitin 1992 kur si e vogël, erdhën familjarisht për herë të parë në Shqipëri.

Babi ka ikur nga Konispoli në vitin 1946, dhe u rrit me mallin për vendin.

Unë mbaj mend kur jemi kthyer me mamin e babin në vitin 1992 në Shqipëri dhe më kujtohet se si në Durrës kur ishim vrava këmben pak. Në Tiranë mbaj mend që shikoja rrugës gropa, kurse shkonin në furrë buke dhe blinim bukë të nxehtë.

Unë sa herë vij në Shqipëri, takoj hallat xhaxhain këtu dhe kemi lidhje nuk i kemi ndërprere kurrë lidhjet tona të veçanta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy