Shefi i NATO-s: Raketa që goditi Poloninë mund të ketë ardhur nga Ukraina

Shefi i NATO-s: Raketa që goditi Poloninë mund të ketë ardhur nga Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se hetimet paraprake sugjerojnë se sulmi ku mbetën të vdekur dy persona në Poloni, mund të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

“Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga raketa e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas kundër sulmeve me raketa ruse”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Bruksel. 

“Ne nuk kemi asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s”, tha shefi i aleancës.

Rënia e një rakete në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën, shënoi dje herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë konfliktit. 

Stoltenberg tha gjithashtu se incidenti i raketave tregon se lufta "vazhdon të krijojë situata të rrezikshme" dhe se konflikti është "përgjegjësi e Presidentit Vladimir Putin".

"Unë mendoj se ky incident me raketa tregon se rreziqet janë të lidhura me luftën e vazhdueshme në Ukrainë, por nuk e ka ndryshuar vlerësimin tonë themelor për kërcënimin kundër aleatëve të NATO-s," tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy