Aksidenti tragjik në Milot-Rrëshen/ Dëshmitarët tregojnë momentet e para të ngjarjes, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Milot-Rrëshen/ Dëshmitarët tregojnë momentet e para të ngjarjes, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Rrëshen, mori jetën e katër anëtarëve të një familje nga Kosova, ndërsa mundi të mbijetojë fëmija më i vogël që është 3 vjeç. Gjendja e vajzës së familjes Avdiaj nga Kosova, Violeta Avdiaj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore tek Spitali i Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, diagnoza e caktuar për të është politraumë.

Nga përplasja e rëndë humbën jetën burrë e grua, vajza dhe nipi i tyre. Viktimat janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe burrë e grua, vajza e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe nipi Klejdi Koçi, 11 vjeç. Nga aksidenti mbijetoi vajza tjetër i çiftit 3-vjeçe. Ajo është dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Mirditës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportua në spitalin Ushtarak në Tiranë ku ndodhjet në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese. Teksa ka qenë në parakalim, kryefamiljari nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit që gjithashtu është një shtetas nga Kosova, është shoqëruar për në Policinë e Lezhës, ku ka dhënë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, aksidenti është parë edhe nga disa persona që ndodheshin në lokalin pranë një karburanti që ndodhet në afërsi të vendngjarjes. Sipas dëshmitarëve, momentin e aksidentit është dëgjuar një zhurmë mjaft e madhe, ndërsa kur janë afruar aty kanë parë që katër persona kishin humbur jetën. Një dëshmitare është shprehur për media se ka parë që vajza 3 vjeçe kishte shenja jete, dhe me ndihmën e një tjetër automjeti e kanë dërguar atë me urgjencë për në spitalin e Rrëshenit.

Më pas, e mitura si pasojë e rrezikut që paraqiste është transportuar me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy