U fundos në vitin 1942 me një mijë njerëz në bord, gjenden rrënojat e anijes "Montevideo Maru"

U fundos në vitin 1942 me një mijë njerëz në bord, gjenden rrënojat e anijes "Montevideo Maru"

Eksploruesit kanë gjetur rrënojat e një anijeje transporti japoneze e cila u fundos në brigjet e Filipineve, duke vrarë afro 1000 trupa australiane dhe civilë në Luftën e Dytë Botërore.

Kompania e arkeologjisë nënujore Silentëorld Foundation njoftoi zbulimin e saj në një thellësi mbi 4000 metra në Detin e Kinës Jugore, 110 km larg ishullit Filipine Luzon.

Sipas Fondacionit Silentworld, 1,060 njerëz të 14 kombësive vdiqën gjatë fundosjes së anijes, ku ndër to 979 ishin australianë të kapur gjatë Betejës së Rabaul.

Kërkimet zgjatën 12 ditë, shpjegon Fondacioni Silentworld , gjatë të cilit u përdor edhe një dron nënujor. U deshën më shumë se pesë vjet për të planifikuar misionin. 

Vendi i prehjes së shpirtrave të humbur të Montevideo Maru është gjetur më në fund. Shpresojmë që lajmet e sotme të sjellin pak ngushëllim për familjet e viktimave që kanë pritur kaq gjatë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy