OBSH jep alarmin: Vrasësi që i merr jetën një fëmije në katër

OBSH jep alarmin: Vrasësi që i merr jetën një fëmije në katër

Të dhënat e raportit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi ndotjen janë alarmante. Një në katër fëmijë të moshës nën 5 vjeç vdes për shkaqe që lidhjen me ndotjen e mjedisit. Çdo vit, 1.7 milionë fëmijë të kësaj moshe vdesin për shkak se janë të detyruar të thithin ajër të ndotur dhe të pinë ujë të tillë.

Vetëm 8 në 100 njerëz mund të marrin frymë pa e vrarë mendjen, pasi e dinë se ajri që hyn në trupin e tyre është i pastër. 92 të tjerët janë të detyruar të thithin ajër që nuk i plotëson standardet e OBSH-së për nivelin e pluhurave dhe ndotësve të rrezikshëm. Më të prekur nga kjo janë fëmijët.

Vendin e parë në listën e shkaqeve të vdekjes e zënë infeksionet respiratore, në të dytin janë diarretë për shkak të ujit të ndotur dhe kushteve të dobëta higjieno-sanitare, në të tretin kushtet në spitale (mungesa e ujit) dhe në të katërtin malarja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy