Kryepeshkopi Anastas: E logjikshme që pasardhësi im të jetë shqiptar (VIDEO)

Kryepeshkopi Anastas: E logjikshme që pasardhësi im të jetë shqiptar (VIDEO)

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, thotë se pasardhësi i tij në krye të kishës duhet të jetë shqiptar. Në një intervistë për tv "Sky" me gazetarin Alexis Papachelas, ai është pyetur për këtë çështje dhe ka shprehur qartë pikëpamjen e tij.

"Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë" tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas. Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me qeverinë shqiptare apo për Islamin, që e ka quajtur një “çështje jo të lehtë”.

I pyetur për Himarën Janullatos nuk është shprehur por ka deklaruar se “çështja e pronave në Shqipëri, në përgjithësi është tepër komplekse dhe ka vonesa gjyqësore, ashtu si dhe me pronat e kishës” Ky është prononcimi i parë i drejtpërdrejtë i Jannullatos për pasardhësin e tij në krye të KOASH. Ai u zgjodh në krye të kishës në vitin 1992, si një kandidaturë e detyruar në kushtet kur Shqipërinë i mungonin priftërinjtë e formuar për këtë detyrë. Polemikat rreth këtij akti dhe aktivitetit të Kryepeshkopit kanë qenë të vazhdueshme, edhe pse zakonisht ato janë nxitur nga të njëjtat qarqe të politikës dhe akademikëve shqiptarë. Ndoshta aspekti më domethënës në këtë drejtim është refuzimi i vazhdhueshëm për t’i dhënë atij nënshtetësinë shqiptare. Vetë kryepeshkopi shprehet krenar se misionin e ringritjes së kishës në Shqipërië e ka realizuar me sukses, duke lënë një trashëgimi jo të vogël në raport me rrugën e nisur 25 vjet më parë.Nderkohe kryepeshkopi eshte shprehur se“Islami nuk është një çështje e lehtë. E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk eksizton një Islam i vetëm. Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë. Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy