Trajtimi me bletë që ndihmon njerëzit me probleme të shëndetit mendor në Greqi

Trajtimi me bletë që ndihmon njerëzit me probleme të shëndetit mendor në Greqi

Në një kodër me pamje nga ujërat blu kristal të ishullit Leros të Greqisë, një grup i vogël punëtorësh me pajisje mbrojtëse janë të zënë duke u marrë me koshere bletësh.

Por këta nuk janë bletarë të zakonshëm -- disa prej tyre janë pacientë nga spitali psikiatrik aty pranë, që marrin pjesë në një projekt dy dekadash që kombinon terapinë me profesionalizmin,.

Kooperativa sociale në Leros, e vendosur në një ish-kazermë të njohur si Caserma, është e para e këtij lloji në Greqi.

Kooperativa "synon të integrojë socialisht dhe profesionalisht personat me probleme psikosociale", tha menaxheri i projektit dhe terapisti okupacional Andreas Georgiou. “Përmes programit [...] ata fitojnë respekt dhe vetëvlerësim”. 

Në fushat ku janë vendosur kosheret, pacientët kujdesen për bletët dhe kultivojnë livando, rigon dhe barëra të tjera aromatike.

"Kjo është parajsa e bletëve," tha Georgiou.

Soul relief': On Greek island, bees help people with mental health issues

Në Lepida, në jug të portit, punonjësit paketojnë dhe etiketojnë mjaltin dhe thajnë barishtet në dhoma të dedikuara brenda spitalit psikiatrik. Prodhimet shiten më pas në vende të ndryshme në ishull.

"Më pëlqen ajo që bëj këtu, është një lehtësim i vërtetë për shpirtin," tha Artemis, një pacient në të 60-at ndërsa mbyllte kavanoza me mjaltë. “Ne përpiqemi të jemi sa më tradicionalë dhe të pastër këtu”.

Kooperativa e Leros ka punësuar 13 punëtorë me rrogë, të mbikqyrur nga bletarët specialistë, përveç një ekipi infermierësh dhe terapistësh profesionistë nga spitali psikiatrik i ishullit.

Ndërsa disa pacientë jetojnë në azil, një numër i madh lejohet të jetojnë në banesa në ishull për integrim më të mirë në shoqëri.

Një pjesë e vogël e njerëzve kanë qenë në gjendje të bëjnë një rehabilitim të plotë përmes kooperativës, tha Georgiou.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy