
Edhe në Elbasan besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin pas 30 ditëve agjërim.
Siç njofton korrespondentja e MCN nga Elbasani, Entela Duka, një orë pas lindjes se diellit besimtarët falën Namazin në sheshin “Gensher” pranë xhamisë së Ballies.
Sipas saj, sivjet ra në sy dukshëm rritja e numrit të të rinjve që agjëruan dhe bënë faljen e Namazit.
Besimtarët në orët e para të mëngjesit falën Namazin në sheshin “Gensher” pranë xhamisë së Ballies.
Ajo që vihet re vit pas viti është një rritje e interesit nga të gjitha grupmoshat që mbajnë agjërim dhe marrin pjesë në faljen e Namazit. Ligjëratat e rastit u mbajtën nga myftiu Agim Duka dhe imam të qytetit. Myftiu Duka uroi Fiter Bajramin dhe përcolli mesazhin e tij të bashkimit dhe mirëkuptimit në vatrat familjare.
Korrespondentja Duka, bëri të ditur se pranë Komunitetit Mysliman në Elbasan, pritet ardhja e presidentit të vendit, Bajram Begaj, për të uruar besimtarët myslimanë, në këtë ditë të shënuar.



