Brenda lokalit ku ndodhi masakra në Stamboll. Kujdes pamje të rënda (FOTO)

Brenda lokalit ku ndodhi masakra në Stamboll. Kujdes pamje të rënda (FOTO)

Foto të rënda janë publikuar nga masakra që ndodhi në klubin e natës në Stamboll natën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë policia thotë se ka arrestuar deri tani 8 persona si të lidhur me sulmin, informojnë mediat turke.

Fotot e publikuara në disa media ndërkombëtare tregojnë masakrën që është bërë aty brenda. Trupa të pajetë të shtrirë në dysheme e cila është e mbuluar nga një lum gjaku, ndërkohë në tavolina janë gotat e tyre gjysmë të mbushura.

Deri tani 39 persona raportohen të vdekur, mes tyre dhe vajza e një biznesmeni të njohur libanez, shefi i sigurisë i klubit të natës Reina dhe një shofer autobusi i cili pa dashje kishte çuar atje për të vdekur një grup dasmorësh.

Në atë klub ndodheshin rreth 600 persona të cilët po festonin ndërrimin e viteve dhe nuk është bërë ende identifikimi i të gjithë viktimave ndërkohë ka nisur kërkim ndërkombëtar për njeriun i cili erdhi me taksi dhe qëlloi mbi 180 plumba. E gjithë masakra zgjati 7 minuta.

Kujdes më poshtë janë foto të rënda që mund t’ju trondisin

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy