Karantina çon në krizë martesën e Kim Kardashian

Karantina çon në krizë martesën e Kim Kardashian

Karantina nuk ka ndikuar aspak mirë në marrëdhënien e Kim Kardashian dhe Kanye West. Mediat e huaja kanë raportuar se martesa e tyre është në krizë dhe ata kanë debatuar shumë me njëri-tjetrin.

Më herët, ylli i reality show në një intervistë për “Us Weekly” është shprehur se qëndrimi në karantinë ka rezultuar i vështirë sepse i duhej të merrej me 4 fëmijëve dhe Kanye nuk e ndihmonte dhe kjo ka bërë që të grindeshin me njëri-tjetrin.

“Hollywood Life” shkruan se për shkak të këtyre zënkave, martesa e tyre është në krizë. Mendohet se Kanye është larguar nga shtëpia bashkë me 4 fëmijët për t’i krijuar hapësirën që i nevojitet Kim Kardashian.

Ajo i do fëmijët shumë, por si çdo nënë, edhe asaj i duhej pak kohë për veten. Ajo kishte nevojë për një pushim nga fëmijët. Kishte nevojë për paqe dhe kohë të qetë për veten e saj personalisht, por edhe për shkak se ajo duhej të përqëndrohej në studimet e saj të drejtësisë dhe në takimet e biznesit. Ishte ideja e Kanye për t’u larguar”, ka thënë një burim për “Hollywood Life”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy