
Shenja për një rikthim në normalitet kanë ardhur nga Amerika, e cila po vijon me ritëm të kënaqshëm procesin e vaksinimit. Së fundmi kjo i ka dhënë efektet edhe në ngjarjet sportive, të cilat karakterizohen nga grumbullimet masive në stadiume.
Si duket në Amerikë, e kanë hequr frikën nga virusi, teksa ditën e djeshme në ndeshjen hapëse të sezonit të bejzbollit, ishin të pranishëm në stadium 39 mijë veta nga 40 mijë që ka kapacitet arena “Globe Life Field”.
Ekipi i bejzbollit, Rejnxhers, lejoi tifozët e saj të merrnin pjesë në ndeshjen që zhvilluan ndaj Blu Xhaz, teksa ishte guvernatori i vendit, Greg Abot, i cili disa ditë më përpara kishte lëshuar një urdhër që lejonte bizneset të vepronin me kapacitet 100%.
Në Europë nuk është marrë akoma një nismë e tillë, teksa është folur se mund të jetë Anglia vendi i parë që do të lejojë hapjen e stadiumeve me një kapacitet deri në 10 mijë tifozë.



