Lëvizja Vetëvendosje, qendra Shqipëri, ka nisur sot një protestë përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale.
Aktivistët e Vetëvendosjes kërkojnë lirimin e qytetarëve, që u arrestuan gjatë mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.
Sipas VV, mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e godinës.
Vetëvendosje thotë se ata kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e Teatrit.



