Prokurori Ajazi për 'FactCheck': Ka kushtëzime jeta nën mbikëqyrjen 24 orë në shoqërinë e truprojave

Prokurori Ajazi për 'FactCheck': Ka kushtëzime jeta nën mbikëqyrjen 24 orë në shoqërinë e truprojave

Kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN Tv, foli për faktin se si është të jetosh 24 orë nën mbikëqyrje të truprojave, pas një vendimi të tre viteve më parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurimin e jetës së tij, për shkak të detyrës.

Prokurori Ajazi, thotë se edhe pse kjo jetë pati vështirësitë e veta, asnjëherë nuk e ka menduar të heq dorë nga detyra e tij sublime për sigurimin e jetës së qytetarit.

Kam gati 4 vite në ruajtjen fizike të miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjë nga njëra anë ka kushtëzime sa i përket jetës e familjes por nga ana tjetër është një garanci më shumë në një qetësi më e madhe kur kupton që janë disa njerëz që kanë detyrë të posaçme të garantojnë paprekshmërinë fizike, që qëndrojnë gjatë tërë kohës me ty dhe të garantojë jetën.

Fillim nuk ka qenë e lehtë dhe me kalimin e kohës dhe mësohesh dhe të bëhet pjesë e pandashme.

 Nuk kam menduar asnjëherë të heq dorë nga manteli i magjistratit. Cilido qe merr përsipër të marrë detyrën ka marr parasysh dhe këto lloj vështirësish, por garantimi i paprekshmërisë fizike në ato rast se kur eksiton një situatë rreziku ku mund të cenohet jeta, është një element më shumë që të ndihmon në punë dhe më pas të kthehet edhe ne pjesë të pandalshme të punës. Nuk e kam menduar këtë alternativë për më tepër që tani jemi mësuar për shoqëruesit.

Prokurori Ajazi, vlerëson punën e Këshillit Prokurorial që merr në vlerësim dhe sigurim të jetës së magjistratëve, në raport me punën.

Me raste e fundit edhe Këshilli i Lartë Prokurorial, ka marrë dhe po merr iniciativa që të vlerësoj me seriozitet maksimal kur magjistratë gjenden ne situata rreziku për shkak të detyrës.

Kjo punë të përball me sfida, por janë instrumente shtetëror qe reagojnë dhe kanë parashikuar ligjore dhe reagojnë dhe veprojnë në të tilla situata duken te garantuar në atë pjesë që cenohet apo rrezikohet nga situata të vështira që lidhen me grupe të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy