Treni i mallrave del nga shinat në Firence, kaos në linjat hekurudhore

Treni i mallrave del nga shinat në Firence, kaos në linjat hekurudhore

Një vagon i një treni mallrash doli nga shinat të enjten në mëngjes në Italinë qendrore, duke shkaktuar kaos në linjat hekurudhore dhe duke ndërprerë lidhjet midis veriut dhe jugut të gadishullit.

Për arsye ende të panjohura, vagoni doli nga shinat mes Firences dhe Bolonjës, një nga nyjet kryesore hekurudhore në vend. Ai rrëzoi shtyllat që mbështesin kabllot elektrike që furnizojnë lokomotivat e trenave.

Pas këtij aksidenti, trenat me shpejtësi të lartë që nisen nga veriu në jug të vendit nuk mund të shkojnë më përtej Bolonjës, ata që shkojnë në anën e kundërt detyrohen të ndalojnë në Firence.

Kompania italiane e hekurudhave Trenitalia ka njoftuar anulime seri, të paktën pesëdhjetë deri në këto momente, dhe vonesa deri në tre orë, si dhe ndryshime të shumta të rrugëve gjatë gjithë ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy