Hungaria kundër Kosovës në BE/ Raci: Prapa saj qëndron Rusia, asgjë nuk e pengon orientimin euroatlantik të vendit

Hungaria kundër Kosovës në BE/ Raci: Prapa saj qëndron Rusia, asgjë nuk e pengon orientimin euroatlantik të vendit

Vendimi i qeverisë hungareze kundër aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në BE, duket se zgjuar debate dhe huti në politikën ne Kosovë.

Për analistin Gazmir Raci, vendimi u prit me huti në Kosovë, meqë Hungari është ndër shtetet që ka njohur me kohë pavarësinë e vendit.

Sipas tij duket prerazi që vendimi është ndikuar nga Federata Ruse, por që asnjë qëndrim nuk e pengon orientimin euroatlantik të Kosovës.

Është lajm shqetësues pasi Hungaria është shtet që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për mendimin tim, parapa saj qëndron federata ruse e cila po përdor politikan të ndryshëm në Hungari, dhe të gjithë e kemi parasysh marrëdhëniet e kryeministrit Orban me presidentët Putin dhe Vuçiç, andaj kjo treshja e tyre pro-ruse kundër Aleancës Euroatlantike tashmë po duket edhe në rastin e Kosovës.

Natyrisht që Kosova ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike dhe politike me shtetin hungarez, por po duket që kohëve të fundit federata ruse, apo Serbia përmes federatës ruse ka krijuar një situatë të re të raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Hungarisë.

Por natyrisht, rrugën e Kosovës, drejt organizatave rajonale dhe ndërkombëtare nuk e përcakton Hungaria por orientimi euroatlantik për të cilin kemi luftuar dhe po luftojmë për tu bërë një ditë pjesë e familjes euroatlantike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy