
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Sali Berisha, kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur disa foto nga xhamia e re e Ballies në Elbasan, e rindërtuar pas 55 vjetësh. Në mesazhin e tij Rama shprehet: “Gëzuar Kurban Bajramin! Me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”.
Ndërsa, kreu i shtetit Meta uron me fjalët: “Gëzuar Kurban Bajramin! Mirësi dhe begati në çdo familje shqiptare! Lutje të pranuara!”
Kryedemokrati Berisha ka zgjedhur një foto ku shfaqet në krah të bashkëshortes Liri Berisha. Në mesazhin e tij të urimit ai shprehet: “Gëzuar Kurban Bajramin. Miq, sot besimtarëve musliman ju urojmë nga zemra, Gezuar Kurban Bajramin. Sëbashku le t’i lutemi Zotit të madh që çdo sakrificë dhe lutje tonë dhe të mbarë shqiptarve t’a pranojë dhe të na shpërblejë në mirësi, gëzime, shëndet dhe sukses, për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Gëzuar! Sb”.



