26 qershori, dita ndërkombëtare mbështetjes së viktimave të torturës/ Gjonaj: Transformuam burgjet

26 qershori, dita ndërkombëtare mbështetjes së viktimave të torturës/ Gjonaj: Transformuam burgjet

26 qershori është dita ndërkombëtare e mbështetjes së viktimave të torturës. Lidhur me këtë ditë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zgjedhur të theksojë transformimin e thellë që është bërë në sistemin e burgjeve.

“Transformuam thellë policinë e burgjeve”, shkruan Gjonaj në një postim në Twitter.

Kjo sipas saj, është bërë duke trajnuar dhe motivuar forcat policore, për të përmbushur me integritet misionin e tyre. Gjithashtu, duke synuar garantimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor të të burgosurve.

Ndër të tjera, Gjonaj cilëson se janë vënë në zbatim politika të reja shëndetësore. Kjo, si për të burgosurit, ashtu edhe për stafin shëndetësor në burgje.

Aplikimi i programeve bashkëkohore, ka qenë sakaq i formësuar në konceptin e rehabilitimit, formimit profesional, punësimit dhe përgatitjes për liri. Në këtë aspekt, është investuar me efektivitet për riintegrimin e suksesshëm në shoqëri të personave që kanë vuajtur dënime.

Teknologjia e informacionit, është përsosur në vitet e fundit sipas ministres. Në këtë mënyrë, është ofruar më tepër garanci në mbrojtjen e të dhënave personale të të burgosurve, ka theksuar ministrja Gjonaj. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy