Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Në postin e ministres së Mbrojtjes do të jetë Radmilla Shekerinska, ministër pa portofol, zëvendëskryeministri i deritashëm për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike, Mila Carovska, ministre e Brendshme do të jetë Naqe Çullevi. Nga LSDM-ja, ministër shtesë i Punëve të Brendshme është propozuar Sllavjanka Petrovska dhe për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijelj. Me Marrëveshjen e Përzhinos, në qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, për momentin, VMRO-DPMNE-ja.
Nga kjo parti, krahas Çullevit, për ministër i Punës dhe Politikës Sociale kanë propozuar Rashella Mizrahin, për zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkoski dhe për Bujqësi, Cvetan Trifunovski.
Sot në orën 18:00 është paralajmëruar zgjedhja e zv.ministrave, ndërsa në ora 18:30 janë të ftuar në selinë e Presidentit Stevo Pendarovski, në Vilën Vodno, raporton agjencia e lajmeve, INA.



