
Nga selia e PS-së, ndërsa procesi i numërimit ende nuk ka nisur, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpall fitoren. Sipas Veliajt, ai bazohet tek ‘exit-poll’-et dhe projeksionet e PS-së.
“Lajmi i mirë për shqiptarët si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se 72 mandate. Por si projeksionet e ‘exit-poll’-eve dhe tonat, duhet që të presim me shumë durim procesin e numërimit. Falenderoj ata që shërbyen si komisonerë, si patronazhist. Duhet të tregojmë durim derisa të numërohen votat tona të fitores dhe të kundërshtarëve tanë, se vota është një kontratë e shenjtë”, tha Veliaj para mbështetësve të PS-së.



