Janë publikuar edhe fotot e para të një prej personave të dyshuar të sulmit terrorist në metron e Shën Petersburgut në Rusi, ku të paktën 10 persona janë vrarë dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur.
Situata në qytetin e dytë më të madhë të Rusisë vazhdon të jetë e tensionuar, pasi policia vendase ka çaktivizuar një tjetër bombë, kur në të njëjtën kohë në qytet ndodhet edhe për vizitë presidenti rus Vladimir Putin.
Njësia anti-terror e policisë ruse ka çaktivizuar bombën e gjetur pas evakuimit të metros.
Një imazh i kamerave të sigurisë së metrosë në Shën Petersburg ka arritur që të kap të dyshuarin, raporton tabloidi britanik "The Telegraph".
Një dëshmitar deklaroi se bomba mund të ketë qenë e vendosur në një çantë nga një njeri që më pas u largua nga metroja.
Edhe pse imazhet e kamerave të sigurisë tregojnë një të dyshuar si autor i shpërthimit në Shën Petersburg, megjthatë deri tani ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.



