Zv.ministri i Bujqësisë: Mbështetja për fermerët do jetë 80% e lidhur me sipërfaqen, jo me prodhimin final (VIDEO)

Zv.ministri i Bujqësisë: Mbështetja për fermerët do jetë 80% e lidhur me sipërfaqen, jo me prodhimin final (VIDEO)

Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri thotë se platforma EuroAgro është një plan i përgjithshëm ndërgjegjësimi, informimi, por dhe bashkëshoqërimi, i aktorëve, bizneseve të prodhimit të ushqimit. 

 

Në emisionin “MCN Informacion” ai deklaroi se synohet që mbështetja në 80% të saj të jetë e lidhur me sipërfaqen dhe jo më me prodhimin final. 

 

Sipas tij, kjo do të jetë mbështetje e palidhur me prodhimin, strategji të cilën BE e përdorur prej më shume se 30 vitesh. 

 

Ne do të kryejmë që në skemën e 2026 por dhe më tutje një digjitalizim të plotë të procesit, ku në çdo moment secili prej fermerëve e ka të qartë aplikimin e tij, sasinë e parave që do marrë, kur do e marrë dhe si do e përdorë. 

 

Duke e pasur të qartë secilin prej hapave dhe në llogarinë e tij si fermerë, dyshimet për burokraci shuhet. Çdo gjë do jetë transparente.

 

100 milionë euro deri në 2030. Skema jonë mbështetëse do ketë dy grupe të mëdha, në investime, por dhe në atë që e quajmë mbështetje direkte. Por në këtë mbështetje do të kemi ndryshim gradual. 

 

Ne do ndryshojmë psikologjinë, për tu afruar me mënyrën e shpërndarjes së këtyre fondeve në BE. E kemi pasur të lidhur mbështetjen me nivelin e prodhimit. Në 2030 mbështetja duhet të jetë në 80% të saj e lidhur me sipërfaqen dhe jo më me prodhimin final. 

 

Kjo do të jetë mbështetje e palidhur me prodhimin, strategji të cilën BE e përdor prej më shumë se 30 vitesh. Do ta fillojmë në 2026 me disa elementë, për të vijuar më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy