
Beogradi ka reaguar ashpër ndaj zërave se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë Preshevën. Ministri I Brendshëm I Serbisë Nebojsha Stefanoviq paralajmëroi ashpër Haradinajn nëse shkon në Presheve.
“Gjykata jonë është përgjegjëse për të. Urdhri mbetet në fuqi dhe ai patjetër që do të arrestohet” mësohet të ketë thënë ministry Stefanovic për mediat serbe. Reagimi vjen një ditë pasi mediat në Kosovë raportuan se Haradinaj ishte ftuar nga shqiptarët për të vizituar Preshevën. Ndërkohë që edhe pak ditë më parë, autoritetet serbe njoftuan se po vazhdojnë procedurat ligjore për të rikthyer urdhërarrestin ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Kosovës dhe rikthimin e tij në listën e Interpol. Beogradi akuzon haradinajn për krime lufte, akuza për të cilat është liruar më parë nga Haga. Madje Ai u arrestua vitin e kaluar në Colmar të Francës, por që më pas u lirua.



