
Babai i Marvi Mihalit fiton betejën me gjyqësorin për të kthyer në burg të dyshuarit për vrasjen e djalit që u lanë të lirë nga gjykata. Trupi gjykues ka vendosur të kthejë në qeli, Kridens dhe Marsel Allën si bashkëpunëtorë të vrasjes së Marvi Mihalit, me kërkesë të prokurorit të ri që e mori çështjen pas denoncimit të familjes.



